Partizani e ka ndërtuar merkaton edhe në bazë të daljeve, por nëse kërkesat e Orges Shehit janë specifike 5 lojtarë një mbrojtës i majtë pas largimit të Atanaskoskit, dy mesfushorë qendre dhe dy ëinger, çështja do të varet shumë edhe nga shitjet. Për momentin në klubin e të kuqve ka ardhur vetëm një ofertë konkrete dhe ajo është për Arinaldo Rrapaj. 22 vjeçari Rrapaj ka bërë sezonin e dytë të rëndësishëm rradhazi dhe me sa duket edhe të fundit. Në kohën kur interes kishin treguar në Belgjikë e Turqi, për vlonjatin ka mbërritur oferta nga La Liga 2. Në klub nuk duan të zbulojnë emrin e skuadrës, por, sipas asaj që filtron, 600 mijë eurot e propozuara nga spanjollët janë konsideruar të mjaftueshme nga drejtuesit e të kuqve, që gjithësesi kanë marrë kohë në tentativë për të bërë një lloj rritje të çmimit. Sidoqoftë, ndjesia është se transferimi do të kryhet dhe Rrapaj sezonin e ardhshëm do luajë në kampionatin spanjoll.
sfidanti.al