Rikthehet emergjenca për Juventusin

Ditë testesh mjekësore te Juventusi. Dje në mëngjes, Nikolo Savona iu nënshtrua testeve mjekësore në JMedical, të cilat zbuluan një dëmtim të kofshës së djathtë. Mbrojtësi i krahut që humbi edhe udhëtimin drejt Kaljarit pritet të mungojë për rreth 15 ditë. Ai me siguri do të mungojë në ndeshjet e Kupës së Italisë kundër Empolit dhe ndeshjen kundër Veronës në kampionat. Ai ndoshta mund të humbasë edhe ndeshjen e madhe më 9 mars në shtëpi kundër Atalantës. Por Savona nuk është lojtari i vetëm që është dëmtuar te Juventusi. Në sfidën kundër Kaljarit u larguan para kohe edhe Duglas Luiz e Andrea Kambiazo. Mesfushori brazilian ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet gjithashtu të qëndrojë jashtë fushave për pak javë. Sa i përket Kambiazos, nuk ka asnjë gjë serioze dhe nuk pritet që të ketë mungesa. Përjashtim mund të bëjë fakti që Mota nuk e aktivizon për mos rrezikuar. Si Kambiazo dhe Duglas Luiz u dëmtuan menjëherë pasi u rikthyen nga dëmtimet e tyre respektive.

 

sfidanti.al