Rezervat e Botërorit vlejnë plot 700 milionë euro

Yjet pritet të shkëlqejnë dhe skuadrat janë plot me të tillë, edhe pse të lodhur. Gjithsesi, ky Botëror duket se do të ketë një veçanti, atë që shumë lojtarë me vlerë të madhe do të ulen në stol, të paktën që nga minuta e parë. Flitet për një shifër prej 700 milionë eurosh që vlejnë kartonat e tyre. Tek Argjentina është Paulo Dibala i cili duhet t’u bëjë vend Mesit, Agueros dhe Higuainit në formacionin bazë.

Tek Spanja janë lojtarët e rinj të Realit si Marko Asensio apo Lukas Vaskez, klauzolat e të cilëve në kontrata janë tepër lart. Po ashtu, është Ter Shtegen, portier i Gjermanisë dhe Barcelonës, që mesa duket do t’i bëjë vend në portë Nojerit. Kartoni i tij shkon në 60 milionë euro. Markinjos i PSG-së do të jetë sërish në stol tek Brazili pasi titullarë mendohen Miranda dhe Tiago Silva, dhe kartoni i tij shkon në 55 milionë euro. Franca ka Dembelenë e Barcelonës (80 milionë euro kartoni) e kështu me radhë.

Sfidanti.al