Revolucion te Tirana, 9 futbollistë largohen nga bardheblutë

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me 9 lojtarë. Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk do të jenë më pjesë e skuadrës bardheblu në vitin 2026.

“KF Tirana njofton largimin e këtyre futbollistëve nga organika e tyre, Dembele, Zhunior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez. Këto ndryshime janë realizuar me marrëveshje të përbashkët, me qëllim që të sigurohet përgatitja e plotë për sfidat e ardhshme. Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Tirana po kalon një moment të vështirë. Skuadra kryeqytetase ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 18 javë kampionat, zë vendin e fundit në renditje dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.