Pep Guardiola ka hyrë në histori si trajneri me shpenzimet më të mëdha në merkato, pasi me transferimin e portierit James Trafford nga Burnley te Manchester City, shifra totale e investimeve nga klubet e tij ka kaluar 2 miliardë euro. Vetëm për Trafford, City ka paguar rreth 31 milionë euro, duke e rikthyer në klubin ku u formua si lojtar. Guardiola e nisi karrierën si trajner te Barcelona, ku shpenzoi afro 342 milionë euro, me transferimin më të shtrenjtë atë të Zlatan Ibrahimovic.
Te Bayern Munich, gjatë periudhës 2013-2016, u investuan rreth 206 milionë euro, me Arturo Vidal si blerja më e madhe. Pjesa më e madhe e buxhetit është shpenzuar nga Manchester City që prej vitit 2016, me mbi 1.6 miliardë euro në merkato. Jack Grealish mbetet lojtari më i kushtueshëm që Guardiola ka afruar në karrierë. Në krahasim, Diego Simeone renditet i dyti me rreth 700 milionë euro më pak të shpenzuara.
sfidanti.al