Rei Manaj humbi ndjenjat dhe u largua me ambulancë nga fusha

Lojtari i kombëtares, Rei Manaj u largua me ambulance nga fusha gjatë ndeshjes Sivaspor-Goztepe. Ai humbi ndenjat pas përplasjes me një futbollist dhe u largua me ambulancë. Ndërkohë klubi ka reaguar duke zbuluar gjendjen e sulmuesit të Kombëtares. “Futbollisti ynë Rei Manaj humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe. Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor në fushë, ai është dërguar me ambulancë dhe tashmë është i vetëdijshëm.Pas përfundimit të analizave të nevojshme, informacioni i detajuar për gjendjen shëndetësore të Rei Manajt do të ndahet me publikun. Futbollistit tonë i përcjellim urimet për shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e klubit turk.

sfidanti.al