Djokovic në krizë, eliminohet edhe në Indian Wells

Një tjetër eliminim që djeg për Novak Djokovic në debutimin e tij në turneun ATP 1000 në Indian Wells. Ish numri një i botës u mund 2-1 (6-1 3-6 6-1) nga holandezi Botic van de Zandschulp në një sfidë që zgjati dy orë. Për tenistin serb është eliminimi i dytë në debutimin në një turne në vitin 2025, pas eliminimit në Doha nga Matteo Berrettini. 24-herë fituesi i Grand Slam-eve nuk kishte humbur tre ndeshje radhazi që nga viti 2018, kur u mposht në raundin e 16-të në Melburn nga Chung, në Indian Wells nga Taro Daniel dhe në Miami nga Benoit Paire.

sfidanti.al