Ramosi u operua me sukses, por Zidani ka vetëm dy mesfushorë!

E marta vjen shpejt dhe ndonëse ndeshje në shtëpi, sërish do të jetë tepër e vështirë. Nuk ka asgjë të lehtë për këtë Real në një sezon vërtet të mallkuar, ndërsa vizitën e Getafes e pret me “shtatë plagë në trup”. Në të vërtetë nuk janë 7, kjo ishte sa për një shprehje nga eposi e lashtësisë apo të mesjetës, veçse trajneri Zidan do të ketë vetëm dy mesfushorë të vërtetë në dispozicion. Këta do të jenë Modriç dhe Kasemiro, ndërsa Toni Kros mori të verdhë me Hueskën, ndërsa Odriozola u dëmtua. Isko ka qenë i dëmtuar që më parë, dhe është në dyshim të madh. Në nisje të sezonit, Reali pati 5 mesfushorë, por Odegardi kërkoi që të largohej dhe kaloi tek Arsenali. Lajmet ndërkaq janë që kapiteni Sergio Ramos u operua me sukses dhe se ky ishte skenari më pak i rrezikshëm. Mungesa e qendërmbrojtësit pritet të jetë 1 muaj e gjysmë.

Sfidanti.al