Rafael Leão dhe Zlatan Ibrahimovic nuk ndajnë më fushën e lojës që nga prilli i vitit 2023, por marrëdhënia mes tyre ka mbetur e ngushtë. Pas publikimit nga suedezi të disa fotove duke bërë sërf në “Instagram”, sulmuesi portugez i Milanit reagoi me humor: “Unë e bëj më mirë”.
Leão iu referua një prej festimeve të tij më të famshme, ku lëviz krahët sikur të ishte mbi një dërrasë sërfi. Sulmuesi i përfaqësueses portugeze ka qenë shok skuadre me Ibrahimovic-in për katër sezone, nga viti 2019 deri në 2023, dhe së bashku fituan titullin kampion të Serisë A në sezonin 2021/22.
Thuhet se gjatë negociatave, Ibra ka kontaktuar shpesh me futbollistin shqiptar, për ta bindur që t’i bashkohej Milanit. Pas javësh bisedimesh dhe lëvizjesh, klubi arriti marrëveshje me Club Brugge për një transferim prej rreth 34 milionë eurosh, që është edhe blerja më e shtrenjtë e kësaj vere në Serie A.
Sfidanti.al