Edhe për Poloninë takimi me Shqipërinë nuk ka ardhur në momentin e duhur. Sipas medieve polake komisari teknik i Polonisë është në kërkim të një portieri titullar pas dëmtimit të Łukasz Skorupski-t. Portieri i Bologna-s u dëmtua kundër Sassuolo-s ndërsa mungesa e tij është e sigurt për dy takimet e vlefshme për fazën play-off. Në këtë drejtim stafi teknik i kombëtares polake po punon për të zgjidhur këtë problem. Vetëm komisari teknik Jan Urban ka pohuar se është në dyshim mes dy lojtarëve. “Si Kamil Grabara dhe Bartłomiej Drągoëski kanë shanse të mëdha që të jenë në portë kundër Shqipërisë”, tha Urban.
sfidanti.al

