Play-off, në Durrës hapin dyert për tifozët

Vetëm tre ditë përpara sfidës vendimtare ndaj Pogradecit në “play out”, Teuta ka vijuar me intensitet të lartë përgatitjet në kompleksin stërvitor. Në kampin durrsak ndihet qartë pesha e këtij takimi, pasi bëhet fjalë për një duel që mund të vendosë fatin e sezonit. Futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal gjatë përgatitjeve dhe besimi për një rezultat pozitiv është i madh. Teuta synon të tregojë karakter dhe të rikthejë shpirtin e garës në një nga momentet më të rëndësishme të sezonit. Në klub besohet se skuadra ka eksperiencën dhe cilësinë e duhur për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Drejtuesit e klubit durrsak kanë marrë edhe një vendim të rëndësishëm për tifozët. Pjesa ballore e stadiumit do të jetë falas për të gjithë mbështetësit durrsakë, në mënyrë që skuadra të ketë sa më shumë përkrahje nga tribunat.

sfidanti.al