Casillas “djeg” rikthimin e Mourinho-s: Nuk e dua te Reali

Ish-portieri i madrilenëve konfirmon se nuk e pëlqen “Special One”, duke shpjeguar se është vetëm një opinion personal dhe asgjë më shumë. José Mourinho dhe Real Madrid mund të ribashkohen edhe një herë. “Blancos” janë në kërkim të një trajneri, pasi eksperimentet me Xabi Alonso dhe Arbeloa nuk dhanë rezultatet që shpresoheshin. Dhe portugezi është përfolur për rikthimin në stolin e Realit, ku shumë e duan, duke nisur nga presidenti Florentino Perez.

Në fakt, jo të gjithë, siç dëshmon një postim i Iker Casillas, një nga legjendat e klubit spanjoll. Ai edhe më parë nuk e ka fshehur faktin se nuk e pëlqen Mourinho-n. “Nuk kam asnjë problem me Mourinho-n. Më duket një profesionist. Nuk e dua te Real Madrid. Besoj se trajnerë të tjerë do të ishin më të kualifikuar për të drejtuar ekipin e jetës sime. Opinion personal, asgjë më shumë”, – ka shkruar Casillas në rrjetet sociale, duke referuar rikthimit të mundshëm të trajnerit portugez.

sfidanti.al