Një situatë e pazakontë po zhvillohet mes Kinës dhe FIFA-s vetëm pak javë para nisjes së Kupës së Botës 2026. FIFA kërkoi fillimisht nga 250 deri në 300 milionë dollarë për transmetimin e ndeshjeve në Kinë, por pala kineze ofroi vetëm 60-80 milionë dollarë.
Edhe pasi FIFA uli kërkesën në rreth 120-150 milionë dollarë, marrëveshja ende duket shumë larg. Ndërkohë, shumë tifozë kinezë nuk duken aspak të shqetësuar: kombëtarja e Kinës nuk u kualifikua, shumica e ndeshjeve transmetohen në orën 03:00 të mëngjesit me orën lokale dhe raportimet se India siguroi të drejtat për dy Botërorë me vetëm 35 milionë dollarë kanë shkaktuar reagime për “çmime të padrejta”.
Botërori nis më 11 qershor dhe ende nuk ka marrëveshje. A mund të mbetet tregu më i madh televiziv në botë pa Kupën e Botës?

