“Perla” e shënuar nga Edon Zhegrova bën xhiron e rrjeteve sociale

Lille fitoi me rezultatin 0-3 ndaj Strum Graz në takimin e parë të 1/8-ave të Conference League. Mes protagonistëve të skuadrës franceze ishte edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova. Ndërsa ndeshja ishte me rezultatin 0-2, në minutën e 71-të Edon Zhegrova me një goditje spektakolare nga distanca vulos ndeshjen. Goli i realizuar nga sulmuesi i “dardanëve” është bërë viral në rrjetet sociale të mediave më të ndjekura botërore. Ai është vlerësuar si një nga më të bukurit dhe lojtari ka marrë lëvdata nga miliona ndjekës në mbarë botën. Kjo është një periudhë e artë për Edon Zhegrovën dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën që tashmë përveç Rashicës apo Muriqit, në repartin e avancuar konfirmon një talent më shumë.

sfidanti.al