Pep Guardiola: Jemi këtu për të fituar!

Një paralajmërim përpara sfidës në “Santiago Bernabeu”, ku nuk është aspak e lehtë për të fituar. E provoi vjet Pep Guardiola, me Sitin e tij që dominoi ndaj Realit në Madrid, por përfundimisht humbi 1-3 pas kohës shtesë dhe u eliminua. Të shohim sesi do të dalë këtë herë, ndonëse ndeshja në Spanjë është vetëm gjysmëfinalja e parë. “Ajo që shkoi, shkoi, – thotë Pepi, – vjet nuk ia dolëm, por jemi këtu që ta provojmë sërish. Jemi për të fituar, por jo për hakmarrje. Kemi Halandin, do të përpiqemi ta shfrytëzojmë”.

Sfidanti.al