Pele ikën edhe një herë “shëndoshë” si molla nga spitali “Ajnshtajn”!

Në moshën 80-vjeçare nuk mundet të mos ketë probleme. Ka qenë një legjendë e futbollit “Mbreti Pele”, por sëmundjet janë edhe për legjendat e sportit dhe për “mbretërit”. Ylli më i madh i topkëmbës braziliane, dhe një nga 2-3 më të mëdhenjtë në histori (bashkë me Maradonën e Mesin) qenka shtruar në një spital në Sao Paulo, me emrin “Albert Ajnshtajn”. Pas kontrolleve rutinë u zbulua se kishte një tumor në shtyllën kurrizore dhe mjekët ia hoqën. “Jam shumë mirë, – shkruajti Pele në rrjetet sociale, më pas, – ju faleminderit për interesimin”. Sipas mediave braziliane, Pele u shtrua për 6 ditë në spital, nërsa ai vetë tha se nuk i kishte rënë aspak të fikët, siç u përfol. “Unë jam mësuar të festoj fitoret bashkë me ju, – ju drejtua ai tifozëve, – do ta përballoj edhe këtë ndeshje me buzëqeshje në fytyrë, me optimizëm dhe gëzim që jam i rrethuar nga dashuria e familjes dhe e tifozëve”.

Sfidanti.al