“Pazari i Ri” i Premier Ligës e ka emrin Çelsi!

Në Itali flasin për Romelu Lukakun që mund të kthehet tek Interi, ndërsa Kristensen është tashmë lojtar i Barcelonës. Antonio Rydigerin e duan të gjithë, por këta nuk janë të vetmit që mund të largohen nga Çelsi. Ikja e shpejtë e Roman Abramoviçit (qeveria britanike e lejoi të vazhdonte me shitjen e klubit, siç edhe pritej) mund të bëjë që yjet të mos kenë sigurinë që kishin me miliardat e rusit. Zhorzhinjo, Ngolo Kante, Mejzën Maunt dhe Risi Xhejms janë emrat e radhës, që të gjithë tepër të vlefshëm për ekipet që mund t’i marrin. Xhejmsin e do Siti dhe Reali, ndërsa Kante dhe Zhorzhinjo hyjnë në vitin e tyre të fundit të kontratës.

Sfidanti.al