Partizani, Sembene në gjendje të mirë

Saliu Sembene pësoi një kolaps në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa Partizani po luante përballë Elbasanit. Mësohet se Sembene është në rregull pas panikut të shkaktuar në “Arena e Demave”.

Mbrojtësi i Partizanit pati vetëm një kolaps të momentit, ndërsa po ashtu nuk ka pasur asnjëherë tjetër probleme. Takimi ndërkohë qëndroi i ndërprerë për pesë minuta nga gjyqtari Eldorjan Hamiti. Partizani pësoi gol pasi ndeshja rifilloi dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2.
sfidanti.al