Partizani ka kryer seancën e radhës stërvitore në kuadër të ndeshjes së të shtunës ndaj Kukësit në “Kukës Arena”. “Demat” vijnë pas 5 barazimesh radhazi dhe situata nuk është më e mira. Nëse kur fitonte ndeshje në seri Partizani konsiderohej si skuadër e një tjetër niveli, këto rezultate të javëve të fundit e kanë zbehur disi këtë konstatim dhe në skuadër po shfaqen disa probleme të së shkuarës. Nisur nga gjendja jo më e mirë e mundshme, Partizani po i jep vlerësim të madh ndeshjes së të shtunës në 13:30. Dje trajneri Abilaliaj është përqendruar thuajse tërësisht në aspektin taktik, në përgatitjen sa më të hollësishme të ndeshjes. Sa u përket lojtarëve me probleme fizike, situata tashmë është përmirësuar ndjeshëm. Dje me skuadrën nuk janë stërvitur Hoxha, Preka, Bytyçi dhe Koçijan. Ky i fundit po punon në palestër për problemin që ka pasur në gju. Kote dhe Birçaj gjithashtu nuk ishin në stërvitje, pasi u angazhuan meekipin U-21. Sa i përket formacionit, Abilaliaj nuk pritet tëbëjë ndryshime, pasi skuadrau përgjigj mjaft mirë, përveçfinalizimit para portës.
sfidanti.al