Partizani afron talentin nigerian Ogunleye

Partizani ka bërë me dije se ka arritur akordin me një futbollist të talentuar nga Nigeria. Bëhet fjalë për Kazeem Ogunleye, i cili i është bashkuar klubit kryeqytetas gjatë ditës së sotme. 18-vjeçari i bashkohet të kuqve pasi mbylli eksperiencën me Enugu Rangers, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion të Nigerisë. Një prej talenteve premtuese të futbollit Nigerian dhe njëkohësisht kontigjent i ekipit përfaqësues të Nigerisë, Ogunleye ka nënshkruar me Partizanin një kontrate 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

sfidanti.al