Largimi i Skënder Gegës nga drejtimi i Partizanit, ishte si një “rrufe në qiell të hapur”, për tifozët e demave.
Tekniku dha dorëheqjen, pas ditë pas eliminimit nga Conference League. Arbër Abilaliaj, në postin e drejtorit sportiv do të ketë detyrën për të zgjedhur trajnerin e ri. Do të jetë pikërisht Abilaliaj ai që do të drejtojë skuadrën, deri në zgjedhjen e trajnerit të ri. Të njëjtën gjë, ai e ka bërë edhe në të kaluarën, ku janë larguar Orges Shehi dhe Aleksander Veselinovic.
sfidanti.al