Lamine Yamal është zgjedhur si lojtari më i vlefshëm në botë me një vlerë prej 279.7 milionë euro, duke kaluar emra të mëdhenj si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.
Talenti i rritur në akademinë La Masia ka bërë një ngjitje të jashtëzakonshme në ekipin e parë të Barcelonës që nga debutimi i tij në moshën 15-vjeçare. Ai tashmë ka fituar trofe si La Liga dhe Superkupa e Spanjës. Veshja e fanellës me numrin 10 nga Yamal përforcon simbolikisht rolin e tij si pasardhës i ikonave si Messi dhe Ronaldinho. Në listën e më të vlefshmëve renditen edhe Jude Bellingham, Vinicius Junior, dhe Federico Valverde nga Real Madrid. Pedri është një tjetër lojtar i Barcelonës në këtë listë, me vlerë 131.8 milionë euro. Erling Haaland renditet i treti me 182.6 milionë euro, ndërsa Bukayo Saka, Musiala dhe Wirtz plotësojnë listën.
sfidanti.al