Tjetër goditje në sulm, Liverpool prezanton sulmuesin 90 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.

Lojtari 23-vjeçar ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare që do të zgjasë deri në vitin 2031. Klubi anglez ka paguar rreth 90 milionë euro për kartonin e tij. Ekitike vjen pas një sezoni të mirë në Bundesligë, ku realizoi 15 gola në 31 ndeshje. Me këtë lëvizje, Liverpool ka kaluar pragun e 250 milionë eurove të shpenzimeve në këtë merkato vere.

sfidanti.al