Sulmuesi lushnjar i Sivasspor, Rey Manaj foli për karrierën e tij si futbollist profesionist ndau disa nga synimet e tij për të ardhmen për “Digital Journal.” 26-vjeçari që nuk luan prej 6 muajsh pasi nuk kishte nënshkruar me asnjë skuadër pas largimit nga Ëatford por kjo nuk e pengon të ëndërrojë për një rikthim te Shqipëria.
“Normalisht kam nevojë për motivim në karrierën time. Më pëlqen të përcaktoj synimet e mia për sezonet, të cilat mund të jenë gola, por mbi të gjitha obvjektivat ekipit. Gjëja që e bën futbollin më të bukur për mua është pasioni i tifozëve, dashuria që të japin pasi shënon një gol, respekti dhe mbështetja e tyre. Edhe takimi me fansat që duan të bëjnë foto, ky është një emocion që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Këshilla më e mirë që mund t’u jap të rinjve është të dëgjojnë prindërit e tyre dhe së dyti, mos mendoni vetëm për paratë, duhet të jeni të pasionuar dhe të doni atë që bëni, kjo është gjëja kryesore. Sapo kam nënshkruar për një ekip të ri, jam gati dhe më i përkushtuar se kurrë. Dua që jeta të jetë aq e mirë sa mund të jetë dhe të siguroj që fëmijët dhe familja ime të kenë një jetë më të mire. Mendoj se momenti më i mirë i karrierës sime deri më tani ishte ndeshja ime e parë duke luajtur për Barcelonën dhe duke shënuar një “hat-trick” (tregolësh), por shpresoj të përmbush ëndrrën time për të luajtur një Botëror ose Kampionatin Evropian me Shqipërinë”, thekson Manaj.