Shqipëria buzëqesh në Tbilisi, teksa falë golit të Asllanit triumfoi 0-1 ndaj Gjeorgjisë. “Sofascore” ka vendosur dhe për vlerësimet e ndeshjes. Sigurisht që nuk ka dyshime për “Lojtarin e Ndeshjes”. Më i vlerësuari është Kristjan Asllani me notën 8.4. Në anën tjetër me notën 7 dhe më lart është gjithë reparti i mbrojtjes. Paraqitja solide në portë e Strakoshës dhe mbrojtja bënë që Kombëtarja të largohet pa gol të pësuar. Sigurisht që spikati dhe Indrit Tuci, asistuesi i golit të fitores. Lojtarët e tjerë vlerësohen poshtë notës 7, por sigurisht që dhe ato kanë merita të mëdha në fitoren e arritur.
sfidanti.al