Klubi norvegjez i ligës së parë, Bryne, e shpërbleu futbollistin e saj Aleks Kryger me një qengj pasi ai u shpall “Lojtari i ndeshjes” pas fitores ndaj Haugesund me rezultatin 3-1, ku Kryger shënoi edhe golin e parë në minutën e 4-t. Qengji si shpërblim erdhi pak momente pas fishkëllimës së fundit. Vlen të theksohet fakti se Bryne njihet edhe si klubi i vendlindjes së sulmuesit të yllit të Ligës Premier, Erling Haland. Çmimi tipik thekson lidhjet e thella të klubit me komunitetin bujqësor vendas, të përqendruar kryesisht rreth prodhimit të mishit dhe qumështit. Mbështetësit e Bryne krenohen me trashëgiminë e tyre bujqësore. Përveç kësaj, tifozët gjithashtu kanë një mundësi për të parë ndeshjet nga një traktor pranë fushës. Kryger u shfaq i habitur dhe i argëtuar në momentin që mori çmimin.
sfidanti.al