Kanadaja është skuadra e parë që siguron një vend në fazën e 1/16-at e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Afrikën e Jugut me rezultatin minimal 1-0 falë një goli dramatik në minutat shtesë. Përballja në Los Anxhelos ishte e luftuar nga fillimi deri në fund, me kanadezët që kontrolluan lojën dhe krijuan rastet më të mira, por u përballën me një Ronwen Williams në formë të jashtëzakonshme.
Portieri i Afrikës së Jugut realizoi disa pritje vendimtare ndaj Jonathan David, Tanitoluwa Oluwaseyi dhe Tajon Buchanan, duke mbajtur ekipin e tij në lojë deri në fund.
Afrika e Jugut u hodh në sulm në minutat e mbetura, por nuk arriti të krijojë rastin e barazimit, ndërsa arbitri Joao Pinheiro i dha fund takimit pas shtatë minutash shtesë. Me këtë sukses, Kanadaja avancon në fazën e 1/16-ës së finales dhe vazhdon ëndrrën në Botërorin 2026, ndërsa aventura historike e Afrikës së Jugut përfundon me një eliminim të dhimbshëm në sekondat e fundit.

