Daku drejt Moskës

Spartaku i Moskës është i interesuar për shërbimet e Mirlind Dakut. Mediat në Rusi treguan disa ditë më parë për këtë prapaskenë që lidhet me sulmuesin e Kombëtares. Sa i përket mundësisë së një transferimi, ka folur pikërisht Dmitry Selyuk. Menaxheri i lojtarëve në Rusi i cili mendon se Rubin Kazan nuk do të dëmtohej nga ky largim, dhe po ashtu do ndihmonte Dakun.

“Largimi i Dakut nuk do ta dëmtonte Rubinin. Për klubin nga Kazani do të ishte një gjë shumë e mirë nëse Spartaku do ta blinte lojtarin, sepse me ato para do të mund të përforcohej me futbollistë të tjerë. Edhe për Dakun kjo do të ishte pozitive, ndërsa për Spartakun nuk e di. Gjithçka varet nga mënyra se si do ta përdorin”, u shpreh Selyuk.