Ngjitet tre vende në renditjen e FIFA-s, Kosova arrin kulmin

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar me tre pozicione në renditjen më të re të FIFA-s. Kjo njëherësh është edhe renditja më e mirë ndonjëherë e Dardanëve. Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e 101-të në ranglistën e përmuajshme të shtëpisë së futbollit botëror, në krahasim me pozitën e 104-t, të cilën e mbante muajin e kaluar. Kosova ka 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor në krahasim me 1205.96 të muajit paraprak. Ekipi i Franco Fodës gjendet përpara Trinidad e Tobagos dhe prapa Palestinës në renditje. Kosova vjen pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, një rekord për të pasi nuk kishte arritur më herët ta kishte një seri të tillë pozitive në ndeshje zyrtare. Dardanët i shënuan dy fitore në këtë muaj, ndaj Lituanisë në udhëtim dhe kundër Qipros në shtëpi.

sfidanti.al