Nga Bajrami, tek Toçi e Shpendi, shqiptarët janë protagonistë në Itali!

Në Itali, pati lojtarë shqiptarë protagonistë në disa nivele. Në Serinë A, Nedim Bajrami shërbeu asist në barazimin 2-2 që Sasuolo arriti në stadiumin e Udinezes. Mesfushori kuqezi u aktivizua për gati 80 minuta dhe ishte i rëndësishëm për ekipin. Duke kaluar në kampionatin italian të Shpresave, Eljon Toçi ishte sërish protagonist. Toçi shërbeu asist dhe shënoi gol për Fiorentinën U21 ndaj Udinezes. Kapiteni 20-vjeçar i dha fitoren 2-1 ekipit duke shënuar nga distanca.

Ishte ky goli i pestë i tij këtë sezon, dhe përveç suksesit personal, Toçi kërkon edhe triumfin me ekipin. Fiorentina është vetëm tri pikë larg vendit të parë në kampionatin e Shpresave, për të synuar titullin kampion. Një tjetër gol shqiptar në Itali, këtë herë në Serinë C. E shënoi sulmuesi i Shpresave, Stiven Shpendi, në fitoren 4-2 që Çezena arriti në fushën e Imolezes. Kjo ishte rrjeta e 9-të e tij në kampionat, duke qenë i dyti më i miri i ekipit.

Sfidanti.al