Në Brazil, Neymar ka rigjetur shkëlqimin që i ishte shuar plotësisht në Arabinë Saudite, përfshirë edhe instinktin për golin. Braziliani shënoi golin e tij të parë me fanellën e Santosit pas rikthimit, një moment emocionues për të gjithë tifozët që e kishin pritur me durim për më shumë se 10 vjet. Në vitin 2013, ai u nis drejt Europës për të kërkuar sukses, por në moshën 33-vjeçare vendosi të rikthehet në shtëpi për të shijuar vitet e fundit të një karriere të lavdishme.
Dhe nuk është rastësi që agjërimi i tij i gjatë nga goli u ndërpre menjëherë. Sulmuesi nuk shënonte prej 502 ditësh, edhe për shkak të dëmtimit të rëndë që praktikisht e la jashtë loje me Al-Hilal. Neymar fitoi një penallti falë një prej lëvizjeve të tij karakteristike, plot talent dhe energji, dhe në fund u paraqit vetë nga pika e bardhë për të rifilluar numërimin e golave në Brazil, të pezulluar për 12 vitet e fundit.
sfidanti.al