Neuer pjesës e listës përfundimtare të Gjermanisë

Manuel Neuer është rikthyer zyrtarisht në kombëtaren e Gjermania për Kupën e Botës 2026. Trajneri Julian Nagelsmann publikoi këtë të enjte listën me 26 lojtarët e grumbulluar për turneun, ku bie në sy rikthimi i veteranit të Bayern Munich.

Portieri 40-vjeçar nuk kishte luajtur për Gjermaninë që nga Euro 2024, por tani pritet të jetë titullar në Botërorin e ardhshëm. Nagelsmann shpjegoi se vendimi për ta rikthyer Neuer-in erdhi pas një takimi të drejtpërdrejtë me portierin. “Fokusi im ishte të grumbulloja tre portierët më të mirë të vendit dhe këta janë më të mirët. E pyetëm nëse dëshironte të rikthehej në kombëtare dhe ai donte të luante në këtë turne. Mbi të gjitha kemi vlerësuar aspektin sportiv”, deklaroi trajneri gjerman.

Nagelsmann shtoi gjithashtu se federata dëshironte të kuptonte nëse Neuer do të vazhdonte karrierën apo po mendonte të tërhiqej, por portieri i Bayernit konfirmoi gatishmërinë për të vijuar në nivelet më të larta. Siç pritej, Bayern Munich është klubi më i përfaqësuar në listën e Gjermanisë, me shtatë lojtarë të grumbulluar. Përveç tyre, është thirrur edhe portieri i ri Jonas Urbig, i cili do të ndihmojë skuadrën gjatë përgatitjeve të turneut. Rikthimi i Neuer-it konsiderohet një lajm i madh për Gjermaninë, që synon të rikthehet mes pretendentëve kryesorë për triumfin në Botërorin 2026.

sfidanti.al