Ferri dhe parajsa janë shumë pranë edhe në futboll, sidomos kur flitet për portierët. Ajo që ndodhi me Bufonin, kur shkëlqeu me pritjet shpëtimtare ndaj Lionit, u konsiderua si përgjigja më e flaktë ndaj kritikave të shpeshtuara kohët e fundit. Dikush thoshte me ironi: “ Xhixhi nuk është I paperëndueshëm, por duhet të mendojë edhe për pensionin”. Ky ngacmim për gardianin Italian, sepse na kujtoi fatin e portierit tonë Ilion Lika. Prej kohësh, Lika kryqëzohej teknikisht, më keq akoma, kur nuk besonin edhe në vazhdimësinë e tij. Kjo që po ngjet, në këto javë, kur heroi i Tiranës vjen edhe nga porta, është si një vetëtimë në qiell të pastër.
Tirana ka marrë shumë zemër me përshtatjen e shpejtë të futbollistë afrikanë, por Tirana nuk bëhet me zemër kur kundërshtarët kërcënojnë portën e tyre. “ Një siguri e bekuar .. kjo e Ilionit” – paska thënë trajneri Daja. Por, kolegu I tij i portës, Edvan Bakaj, zbulon “gralin” e portierit që habit me reagimet e tij.
Një ditë, Ilioni paska pyetur zëvëndësin e tij, Bakaj: “ Ke emocione kur je në portë?” Përgjigja e tij: “ Të gjithë portierët kanë emocione”. Lika e ka befasuar: “ Unë nuk kam asnjë lloj emocioni. Të betohem për këtë..”