Ndryshon orari i derbit të kryeqytetit, supersfidës Partizani-Tirana, që të dielën do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Fillimisht ishte programuar që takimi i vlefshëm për javën e 24-t të kampionatit Abissnet Superiore të zhvillohej të dielën më 15 shkurt në orën 19:30 në stadiumin “Air Albania”.
Por, ditën e sotme ka ndodhur një ndryshim në orar. Ndeshja Partizani-Tirana do të luhet në orën16:30 të dielën e 15 shkurtit në stadiumin “Air Albania”. Edhe vetë FSHF ka zyrtarizuar ndryshimin e orarit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare:
“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim orari në ndeshjen e javës së 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore”, Partizani – Tirana. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet të dielën, në orën 16:30, në stadiumin “Air Albania”.
sfidanti.al

