Dinamo mund Tiranën në Kupë

Dinamo fiton 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës dhe hedh një hap të madh drejt gjysmëfinales. Gjithçka është zgjidhur në pjesën e dytë. Lorenco Vila zhbllokon derbin në minutën e 75-të, ndërsa Bregu shënon golin e dytë për Dinamon në kohën shtesë.Mbyllet 2-0 për Dinamon ky derbi dhe “blutë” e Ilir Dajës hedhin një hap thuajse të sigurt drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

sfidanti.al