Nazmi Gripshi transferohet në Rusi

Rubin Kazan ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin 28-vjeçar, Nazmi Gripshi. Futbollisti kuqezi nënshkroi një kontratë deri në verën e vitit 2029. Ai do të veshë fanellën me numrin 11 për ekipin e Kazanit. Gripshi më parë ka luajtur për klubet shqiptare Teuta dhe Skënderbeu, Ballkanin në Kosovë dhe Astana në Kazakistan. Klubi i fundit i mesfushorit përpara se t’i bashkohej Rubinit ishte Astana. Gripshi iu bashkua klubit kazak në verën e vitit 2024. Gjatë kësaj periudhe, ai luajti 53 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 12 asiste.

sfidanti.al