Përmes faqes zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, trajneri Julian Nagelsmann ka shpallur listën me 26 lojtarët e thirrur për ‘Final 4’ e Nations League. Gjermania do të përballet me Portugalinë më 4 qershor, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Spanjës dhe Francës. Mes emrave të përzgjedhur spikasin rikthimi i Robin Gosens dhe prania e mbrojtësit të Interit, Yann Aurel Bisseck.
Mbrojtës: Andrich, Anton, Bisseck, Kimmich, Koch, Mittelstädt, Raum, Tah.
Mesfushorë: Adeyemi, Amiri, Bischof, Gnabry, Goretzka, Gosens, Groß, Nmecha, Pavlovic, Sané, Stiller, Wirtz.
Sulmues: Füllkrug, Undav, Woltemade.
Nagelsmann komentoi përzgjedhjet e tij me këto fjalë:
“Nëse arrijmë nivelin tonë më të lartë, mund të mposhtim Portugalinë. Ky është objektivi ynë. Por nuk mund të ulim ritmin as edhe për një moment në krahasim me atë që treguam në çerekfinalet ndaj Italisë, sepse Portogalia është një ekip shumë i fortë. Do të japim maksimumin për të arritur në finalen e Munihut.”
Grumbullimi i ekipit do të nisë më 30 maj në qendrën stërvitore të Herzogenaurach. I vetmi që do të bashkohet më vonë është Yann Aurel Bisseck, pasi do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve me Interin kundër Paris Saint-Germain më 31 maj në Mynih.
Gjermania synon të përmbyllë një rrugëtim të suksesshëm në këtë turne dhe ta fitojë trofeun në shtëpi përpara tifozëve të saj në finalen e 9 qershorit.
sfidanti.al