Alejandro Garnacho, talenti argjentinas i Manchester United, nuk e fshehu aspak zhgënjimin pas finales së UEFA Europa League, ku “Djajtë e Kuq” humbën ndaj Tottenhamit. Sulmuesi 19-vjeçar, i cili ishte titullar përgjatë pjesës më të madhe të turneut, nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua nga trajneri Ruben Amorim vetëm në minutën e 71-të. Pas ndeshjes, Garnacho u shfaq i ashpër si ndaj sezonit në përgjithësi, ashtu edhe ndaj zgjedhjeve të trajnerit portugez. “Është e vështirë për të gjithë, ky sezon ka qenë një m… Humbëm finalen dhe nuk fituam kundër askujt në Premier League. Është shumë e dhimbshme, do përpiqemi të mbyllim sezonin dhe pastaj do shohim çfarë ndodh”, deklaroi ai për mediet. Ai shtoi: “Deri në finale i kam luajtur të gjitha ndeshjet, kam ndihmuar ekipin dhe sot luaj vetëm 20 minuta… Nuk e kuptoj. Finalja, sezoni, gjendja e klubit… Do përpiqem të shijoj pushimet e verës dhe pastaj do të vendos.”
sfidanti.al