Muriqi dhuron spektakël, shënon 3 gola kundër Athletic Bilbaos

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka qenë protagonisti absolut në suksesin e Majorkës 3-2 përballë Athletic Bilbaos në kampionatin spanjoll.

“Pirati” ka shënuar 3 gola për skuadrën e tij në këtë fitore të rëndësishme përballë Bilbaos.

Muriqi ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje që ka luajtur në LaLiga këtë sezon. Titullar për Majorkën në këtë takim luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla.


sfidanti.al