Ernest Muçi po shndërrohet në pikën kryesore të lojës te Trabzonspori dhe klubi turk ka marrë vendim për ta mbajtur sulmuesin shqiptar edhe pas përfundimit të sezonit. Sipas mediave turke, drejtuesit kanë vendosur të aktivizojnë klauzolën e blerjes, ndërsa po tentojnë të ulin shumën përfundimtare të transferimit nga Beşiktaş, e cila llogaritet rreth 8 milionë euro. Forma e shkëlqyer e Muçit, me gola dhe asiste rregullisht, si dhe paraqitjet vendimtare në Kupë, kanë rritur edhe më shumë besimin e stafit teknik ndaj tij. Brenda klubit, Muçi po konsiderohet gjithnjë e më shumë si lojtari rreth të cilit ndërtohen aksionet ofensivë dhe planet për vazhdimësinë e sezonit. Sinjale të qarta se e ardhmja e shqiptarit pritet të jetë në Trabzon.
sfidanti.al

