Nuk ka qetësi te Napoli, ku vazhdon emergjenca nga dëmtimet. Kundër Sassuolo erdhi fitorja pas 3 barazimesh, por trajneri Conte ka humbur edhe tre lojtarë të tjerë për shkak të problemeve fizike.
Elmas, Rrahmani dhe Politano kanë shtuar dhimbjen e kokës për Antonio Conte. Ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, u detyrua të linte fushën e lojës për shkak të një problemi muskulor, duke u zëvendësuar nga Buongiorno. Politano u dëmtua në momentin kur Conte i kishte përfunduar ndërrimet dhe ai qëndroi në fushë vetëm për sa për figurë.
Nëse Elmas nuk shqetëson, dëmtimet e Rrahmanit dhe Politano ngrejnë alarmin te Napoli në prag të sfidës së Champions-it të martën në mbrëmje. Për t’u vlerësuar është edhe situata me Neres, që nuk ishte as në stol për ndeshjen e sotme.
sfidanti.al

