MLS i heq truprojën Messit

Truproja e Lionel Messit, Yassine Cheuko, është kundërpërgjigjur pasi u ndalua të mbrojë superyllin argjentinas në fushë në ndeshjet e MLS. Ai theksoi shkallën e lartë të pushtuesve të fushës në MLS si një “problem të madh”, duke përmendur nevojën për të mbrojtur yllin e Inter Miamit. Cheuko ka qenë truproja personale e Messit që kur tetë herë fituesi i “Topit të Artë u transferua në Shtetet e Bashkuara për të luajtur për Inter Miami në vitin 2023. Megjithatë, Cheuko tani është kufizuar nga ndjekja e Messit në fushë. Ai raportohet se do të lejohet të shoqërojë 37-vjeçarin vetëm në dhomat e zhveshjes dhe në zonat e përziera. Duke reaguar ndaj ndalimit, truproja vuri në dukje rritjen e shkallës së pushtuesve të fushës në Shtetet e Bashkuara në krahasim me atë në Europë. Ai tha për House of Highlights: “Kam punuar në Europë për shtatë vjet në Ligue 1 dhe Champions League dhe vetëm gjashtë persona u futën në fushë. Në Shtetet e Bashkuara, në 20 muaj punë, 16 njerëz janë futur tashmë. Këtu është një problem i madh – nuk jam unë problemi, më lejoni të ndihmoj Messin”.

sfidanti.al