Objektivi kryesor i Milanit në merkato mbetet Serhou Guirassy, qendërsulmuesi që po shkëlqen me fanellën e Stuttgart në Bundesligë këtë sezon. Transferimi i lojtarit nga Guinea në Milano varet nga zotësia e drejtuesve kuqezi për të bindur sulmuesin që të ndryshojë skuadër në mes të sezonit si dhe nga pagesa e 20 milionë euro, shuma që kërkon klubi gjerman për të lënë të lirë Guirassy.
Sigurisht që Milani është një destinacion që pëlqehet nga lojtari, por ai trembet nga fakti që mund të bëhet rezerva e Giroud te kuqezinjtë. Ndërkohë që drejtuesit e klubit italian duan që ti dhurojnë sa më shpejt një alternativë të vlefshme Piolit në sulm.
Serhou Guirassy ka shënuar 17 gola në 14 ndeshje që ka luajtur këtë sezon në kampionatin gjerman dhe është kthyer në një pikë referimi për skuadrën e Stuttgart.
“Këtu ndihet shumë mirë dhe ka një rol të rëndësishëm në skuadër. I intereson të luaj futboll dhe të shënojë gola. Serhou dëshiron të luajë në një skuadër që funksionon. Ndihet shumë mirë te Stuttgart dhe për momentin nuk shoh sinjale të tjera”, ka thënë administratori i deleguar i klubit gjerman, Alexander Wehrle, duke treguar se Stuttgart dëshiron që të mbajë sa më gjatë “xhevahirin” e saj.