Milan, gati rinovimi për Giroud

Olivier Giroud është shumë pranë rinovimit me një tjetër vit me Milanin. Mediat italiane raportojnë se sulmuesi 37-vjeçar do të zgjasë edhe më një sezon tjetër bashkëpunimin me “Djallin”. Francezi do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit deri në verën e 2025-ës, ndërsa do të paguhet 3 milion e gjysmë euro në sezon. Ai u zhvendos në Milano tre sezone më parë pas eksperiencës në Premier League me Chelsea dhe Arsenal ndërsa tashmë në moshën 37-vjeçare duket më në formë se kurrë. Giroud shënoi golin e fitores në sfidën e Champions League kundër PSG të mbyllur me rezultatin 2-1.

sfidanti.al