Drejtori sportiv i Flamurtarit, Alfred Ferko flet për përplasjet që ka klubi vlonjat me FSHF-në duke theksuar se kuqezinjtë po luftjnë të vetëm kundër të gjithëve.
“Nga federata, arbitrat dhe të gjithë. Luftojmë kundër të gjithëve. Nesër historia do ta tregojë që ne jemi më të fortë se të gjithë, pavarësisht se dikush nuk do që në të vazhdojmë rrugën tonë. Ne do të vazhdojmë me atë që kemi në dorë, me kualitetin. Dikush do të mendojë një moment, pse këta vazhdojnë këtë luftë të drejtë, mos kemi gabuar me këta? Kanë gabuar vite të tëra. Kjo është historia. Ne jemi ata që jemi, me mundësitë tona shumë të mira, me kualitete, me lekët tona, që nuk na mungojnë dhe jemi ndoshta nga ekipet më korrekte, jo vetëm në Kategorinë e Parë, por edhe në Superiore. Idrizi ka bërë një luftë të gjatë me FSHF-në dhe shumë gjëra i ka paguar në kurriz. Por më habit Kushta, që e di shumë mirë që se si funksionojnë gjërat. Unë kam qenë i larguar dhe mbaj mend që Sokoli ka qenë edhe kundër federatës apo Dukës. Më vjen pak çudi që ka marrë anën e Dukës. Ndërkohë që Idrizi shumë herë e ka pasur të ftuar në radhën e parë të tij, aty në karriget e njerëzve VIP dhe ka qenë afër. Ndoshta Kushta nuk e kupton dot filozofinë e Idrizit. Ka diferencë të të menduarit ndoshta. Nëse qëndron afër me të, do ta kuptojë më mirë”.
sfidanti.al