Po afron momenti i pensionimit për Lionel Messin. Kampioni argjentinas është i vetëdijshëm për këtë dhe në një intervistë dhënë për ESPN pak ditë pas debutimit të kombëtares argjentinase në Copa América deklaroi: “Mendoj se Inter Miami do të jetë klubi i fundit i karrierës sime”, duke përjashtuar kështu hipotezën e një rikthimi sugjestionues tek Newell’s. “Nuk jam ende gati të largohem nga futbolli. Këtë e kam bërë gjithë jetën, më pëlqen të luaj futboll, më pëlqen të luaj, më pëlqen stërvitja, jeta e përditshme, ndeshjet… Gjithmonë ka pak frikë se gjithçka do të përfundojë, jo? Largimi nga Evropa për SHBA-në ishte një hap i vështirë për t’u bërë, natyrisht, fakti i fitimit të Kupës së Botës më ndihmoi shumë për t’i parë gjërat ndryshe”. “Përpiqem të shijoj gjithçka në çdo moment të çdo dite, sepse jam i vetëdijshëm që më ka mbetur pak. Por unë kënaqem dhe kam fatin të kem shokë skuadre dhe miq. Unë kënaqem në ekipin kombëtar, ku kam shumë miq dhe më shijojnë detajet e vogla, e di që kur të mos luaj më do më mungojnë.
sfidanti.al