Messi shënon 2 gola dhe jep 1 asist në fitoren e Inter Miami

Vitet ikin, Lionel Messi mbetet i njëjti. Sulmuesi argjentinas realizoi dy gola dhe dha një asist në fitoren 3-1 të Inter Majemi ndaj Nashvill në MLS. Mesi gjeti rrjetën në minutat e 11-të dhe të 81-të për golin e tij të gjashtë dhe të shtatë në kampionat. Ndërsa dha edhe asistin për golin e parë të Serxhio Buskets në MLS në minutën e 41-të. Leo me shokë do të kthehen në fushë të shtunën e ardhshme kundër Nju Ingland Revolution. Inter Majemi do të jetë në kërkim të tri pikëve të tjera ndaj një kundërshtari të Konferencës së Lindjes, ku skuadra nga Florida mban vendin e parë aktualisht.

sfidanti.al