Ivan Rakitic i ka thanë lamtumirë Sevillas dhe do ta vazhdojë karrierën e tij si lojtar i Al Shabaab në Arabinë Saudite. Me klubin saudit ai nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa Rakitic u largua nga Spanja pas 13 vitesh, ku luajti te Sevilla dhe Barcelona. Sipas Capology, faqe e specializuar me paga jozyrtare të futbollistëve, Rakitić do të fitojë pak më shumë se 15 milionë euro në vit te Al Shabab. Me këtë ai ka kaluar yllin belg, anësorin Yannick Carassco, i cili merr 13 milionë euro për një sezon. Të dy janë yjet më të mëdhenj të Al Shabaab, pasi i treti më i paguar paguhet rreth katër milionë euro.
sfidanti.al