Pas plot shtatë vitesh në Bergamo, Berat Gjimshiti po mendon seriozisht që të ndryshojë ambient. Sipas medieve italiane për shqiptarin interesi i shfaqur nga një klub nga Katari verën e kaluar ka qenë konkret. Po i njëjti klub është rikthyer përsëri në sulm për Gjimshitin, i cili kësaj here ka marrë një ofertë të mirë financiare. Mësohet se skuadra e Al-Rayyan ka gati 10-15 milionë euro për bindur Atalantën që të pranojë të privohet nga shërbimet e Gjimshtit. Skuadra në fjalë ka bërë gati kontratën e jetës për 32-vjeçarin, i cili jo vetëm do të përfitojë shifra të konsiderueshme, por edhe do të ketë mundësi që të provojë një aventurë të re.
sfidanti.al