Me laps e letër për “final 4” dhe zonën “play out”

Tri skuadra kanë siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”, Egnatia, Vllaznia e Partizani, parashikohet një “luftë” e ashpër për vendin e mbetur në dy javët e fundit të Superiore. Barazimi 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit ka zyrtarizuar dhe skuadrën shijakase një kategori më poshtë në sezonin e ardhshëm. Interesant është fakti se nga vendi i katërt deri në vendin e tetë, Dinamo, Skënderbeu, Tirana, Teuta dhe Laçi janë në garë për të pretenduar një vend në katërshe, por dhe për të shmangur rrezikun për të mos përfunduar në vendin e 8-të, që do të thotë pjesëmarrje në “play out”. Kur kanë mbetur dhe dy javë deri në përfundim të sezonit të rregullt, gjithçka mund të ndodhë në një sezon të çmendur, ku me një fitore mund të futesh në garë për titull, ndërsa me një humbje mund të rrezikosh “finalen” për mbijetesë.

sfidanti.al